
Ngarkuesi i Hartave të Nokia-s
Me aplikimin për kompjuter, Ngarkuesi i Hartave të Nokia-
s, mund të shkarkoni nga interneti hartat dhe skedarët për
orientimin me zë. Në pajisjen tuaj duhet të futet një kartë
kujtese me hapësirë të maftueshme. Ju duhet ta përdorni
aplikimin Hartat dhe t'i shfletoni hartat të paktën një herë,
para se të përdorni Ngarkuesin e Hartave të Nokia-s, për
arsye se Ngarkuesi i Hartave të Nokia-s përdor
informacionin e historikut të hartave, për të kontrolluar se
cilin version të hartave të shkarkojë.
Aplikimet 51

Për të instaluar Ngarkuesin e Hartave të Nokia-s, vizitoni
www.nokia.com/maps dhe ndiqni udhëzimet.
Shkarkimi i hartave me Ngarkuesin e Hartave të Nokia-
s
1 Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin, me kabllo USB
të përputhshme të dhënash ose me një lidhje
Bluetooth. Nëse përdorni një kabllo të dhënash,
zgjidhni PC Suite si metodën e lidhjes USB.
2 Hapni Ngarkuesin e Hartave të Nokia-s në kompjuter.
3 Zgjidhni një kontinent dhe një shtet ose rajon.
4 Zgjidhni hartat ose shërbimet dhe shkarkojini dhe
instalojini ato në pajisjen tuaj.
Në skedën Shërbimi të Ngarkuesit të Hartave të Nokia-s,
mund të blini licensa për navigimin dhe informacionin mbi
trafikun, udhëzues udhëtimi si dhe të shkarkoni harta.