
Rreth aplikimit Hartat
Nëse në pajisjen tuaj ose në një kartë kujtese të futur në të
ka harta të disponueshme, ju mund t'i shfletoni ato pa u
lidhur me internetin. Kur shfletoni për një zonë, e cila nuk
mbulohet nga hartat tashmë të shkarkuara në pajisjen
tuaj, shkarkohet automatikisht nga interneti një hartë për
atë zonë. Mund t'ju kërkohet të zgjidhni një pikë hyrjeje,
që ta përdorni për lidhjen e internetit.
Shkarkimi i hartave mund të kërkojë transmetimin e sasive
të mëdha të të dhënave, nëpërmjet rrjetit të ofruesit tuaj
të shërbimit. Kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit, për
informacion rreth tarifave të transmetimit të të dhënave.
Për të shkarkimin e hartave në pajisjen tuaj, mund të
përdorni edhe programin e kompjuterit Ngarkuesi i
Hartave të Nokia-s. Për ta instaluar Ngarkuesin e Hartave
të Nokia-s në një kompjuter të përputhshëm, shikoni
www.nokia.com/maps.
Zgjidhni
Meny
>
Aplikimet
>
Hartat
dhe nga të
mëposhtmet:
50 Aplikimet

Harta e fundit — Hapni hartën që ishte shfaqur e fundit.
Gjej adresën — Kërkoni një adresë të veçantë.
Poz. e ruajtura — Gjeni një vendndodhje që keni ruajtur
në pajisjen tuaj.
Poz. e fundit — Shikoni vendndodhjet që keni shfletuar.
Pozicioni aktual — Shikoni vendndodhjen tuaj aktuale,
nëse disponohet një lidhje me GPS-në.
Planifiko rrugën — Planifikoni një rrugë.
Shërb. shtesë — Blini një licensë për navigimin.
Cilësimet — Përcaktoni cilësimet.
Pothuajse e gjithë hartografia dixhitale është deri në një
farë mase jo e saktë dhe jo e plotë. Mos u mbështesni
asnjëherë vetëm në hartografinë që shkarkuat për
përdorim në këtë pajisje.