Media player
Pajisja juaj përfshin një media player (shq. luajtës
mediash), për të dëgjuar këngë ose skedarë të tjerë zanorë
MP3 ose AAC.
Paralajmërim:
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju
dëmtojë dëgjimin. Dëgjoni muzikë në një nivel mesatar
dhe mos e mbani pajisjen pranë veshit kur jeni duke
përdorur altoparlantin.
Zgjidhni
Meny
>
Aplikimet
>
Media player
.
Nisja ose pezullimi i luajtjes
Shtypni tastin e lëvizjes.
Kapërcimi në fillim të këngës aktuale
Lëvizni majtas.
Kapërcimi në këngën e mëparshme
Lëvizni dy herë majtas.
48 Aplikimet
Kapërcimi në këngën pasuese
Lëvizni djathtas.
Rimbështjellja e këngës aktuale
Mbani të shtypur tastin e lëvizjes në të majtë.
Përparimi i shpejtë i këngës aktuale
Mbani të shtypur tastin e lëvizjes në të djathtë.
Rregullimi i volumit
Lëvizni lart ose poshtë.
Heshtja ose çheshtja e media player-it
Shtypni #.
Lënia e media player-it të luajë në sfond
Shtypni tastin e mbylljes.
Mbyllja e media player-it
Mbani të shtypur tastin e mbylljes.