
Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë
Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin
përpara se të hiqni baterinë.
Karta SIM dhe kontaktet e saj mund të dëmtohen lehtësisht
nga gërvishtjet ose përkuljet, kështu që kujdes kur e
mbani, e futni ose e hiqni kartën.
1 Duke e mbajtur pajisjen me pjesën e pasme të kthyer
nga ju, ngreni dhe hiqni kapakun e pasmë (1).
2 Hiqeni baterinë nëse është e futur (2).
3 Rrëshqiteni mbajtësen e kartës SIM për ta zhbllokuar
(3) dhe hapeni (4).
Fillimi 11

4 Futeni kartën SIM në mbajtëse me sipërfaqen e
kontaktit që shikon poshtë (5) dhe mbylleni (6).
5 Rrëshqiteni përsëri në vend mbajtësen e kartës që ta
bllokoni (7).
6 Futeni baterinë (8) dhe vendoseni në vend kapakun e
pasmë (9).