
Mbështetja
Nëse dëshironi të mësoni më shumë si të përdorni
produktin tuaj ose nëse jeni të pasigurt se si duhet të
funksionojë pajisja juaj, shikoni udhëzuesin e përdoruesit
ose faqet e mbështetjes në www.nokia.com/support ose
faqen tuaj lokale të Nokia, ose me një pajisje celulare,
www.nokia.mobi/support.
Informacion i përgjithshëm
9

Nëse kjo nuk e zgjidh problemin tuaj, kryeni një nga
veprimet e mëposhtme:
•
Rindizni pajisjen: fikni pajisjen dhe hiqni baterinë. Pas
rreth një minute, rivendosni baterinë dhe ndizni
pajisjen.
•
Riktheni cilësimet origjinale të fabrikës siç shpjegohet
në udhëzuesin e përdoruesit.
•
Përditësoni rregullisht softuerin e pajisjes suaj për
performancë optimale dhe tipare të reja të
mundshme, siç shpjegohet në udhëzuesin e
përdoruesit.
Nëse problemi juaj nuk gjen zgjidhje, kontaktoni me Nokia
për opsionet e riparimit. Shikoni www.nokia.com/repair.
Para se të dërgoni pajisjen tuaj për riparim, krijoni
gjithmonë një kopje rezervë të të dhënave në pajisjen tuaj.