Shërbimet e rrjetit
Për përdorimin e pajisjes duhet të keni shërbim nga një
ofrues shërbimi celular. Disa funksione nuk disponohen në
të gjitha rrjetet; funksione të tjera mund të kërkojnë që të
bëni marrëveshje të posaçme me ofruesin tuaj të shërbimit
për përdorimin e tyre. Shërbimet e rrjetit përfshijnë
transmetimin e të dhënave. Pyesni ofruesin tuaj të
shërbimit për hollësi rreth çmimeve të rrjetit në
vendlindjen tuaj ose kur bëni roaming në rrjete të tjera.
Ofruesi juaj i shërbimit mund t’ju shpjegojë se çfarë
tarifash do të aplikojë. Disa rrjete mund të kenë kufizime,
të cilat ndikojnë në mënyrën e përdorimit nga ju të disa
funksioneve të kësaj pajisjeje duke kërkuar mbështetje
nga rrjeti siç është mbështetja për teknologjitë specifike si
Informacion i përgjithshëm
7
protokollet WAP 2.0 (HTTP dhe SSL) që ekzekutohen në
protokollet TCP/IP dhe karakteret e varura nga gjuha.
Ofruesi juaj i shërbimit mund të ketë bërë kërkesë që në
pajisjen tuaj të nxjerrë jashtë përdorimit ose të mos
aktivizojë disa funksione të caktuara. Në këtë rast, këto
funksione nuk do të shfaqen në menynë e pajisjes suaj.
Pajisja juaj mund të ketë edhe elemente të përshtatura të
tilla si emrat e menyve, renditjen e menyve dhe ikonat.