Informacion për baterinë dhe ngarkuesin
Pajisja juaj ushqehet nga një bateri që ringarkohet. Bateria e parashikuar për
përdorim me këtë pajisje është BL-4S. Nokia mund të vërë në dispozicion modele të
tjera baterie për këtë pajisje. Kjo pajisje është parashikuar të përdoret kur furnizohet
me energji nga ngarkuesit e mëposhtëm: AC-3 . Numri i saktë i modelit të ngarkuesit
mund të ndryshojë në varësi të llojit të prizës. Varianti i prizës identifikohet nga një
nga të mëposhtmit: E, EB, X, AR, U, A, C, K ose UB.
Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet shumë herë, por pas një farë kohe ajo do
të dalë jashtë përdorimit. Kur kohët e pritjes dhe të bisedave janë në mënyrë të
dukshme më të shkurtra se zakonisht, zëvendësoni baterinë. Përdorni vetëm bateri
Informacioni për produktin dhe sigurinë 59
të miratuara nga Nokia dhe ringarkojeni baterinë vetëm me ngarkues që janë
projektuar për këtë pajisje dhe të aprovuar nga Nokia.
Nëse një bateri është e papërdorur ose nuk është përdorur për një kohë të gjatë, mund
të nevojitet ta lidhni me ngarkuesin, më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri
që të fillojë ngarkimin. Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhen disa
minuta para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë
thirrje.
Heqja pa rrezik. Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se
të hiqni baterinë.
Ngarkimi i përshtatshëm. Hiqeni ngarkuesin nga priza elektrike dhe nga pajisja, kur
nuk është në përdorim. Mos e mbani të lidhur me ngarkuesin një bateri plotësisht të
ngarkuar, sepse ngarkimi i tepërt mund të shkurtojë jetëgjatësinë e saj. Nëse një
bateri plotësisht e ngarkuar lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.
Shmangni temperaturat e skajshme. Përpiquni që ta mbani baterinë gjithmonë midis
15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F). Temperaturat e skajshme zvogëlojnë kapacitetin dhe
jetëgjatësinë e baterisë. Një pajisje me bateri të nxehtë ose të ftohtë mund të mos
punojë përkohësisht. Funksionimi i baterisë është veçanërisht i kufizuar në
temperatura që janë shumë gradë nën zero.
Mos krijoni qark të shkurtër. Një qark i shkurtër aksidental mund të ndodhë kur një
objekt metalik siç është një monedhë, një kapse, ose stilolaps shkakton një lidhje
direkte të dy terminalëve të baterisë domethënë atij pozitiv (+) dhe atij negativ (-).
(Ata duken si shirita metalikë mbi bateri.) Kjo gjë mund të ndodhë, për shembull, kur
mbani një bateri (si pjesë këmbimi) në xhep apo në çantë. Krijimi i një qarku të
shkurtër me terminalët, mund ta dëmtojë baterinë ose objektin që shërbeu si lidhës.
Asgjësimi. Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë. Asgjësojini
bateritë sipas rregullave lokale. Kur është e mundur luteni t'i riqarkulloni. Mos i
asgjësoni ashtu si mbeturinat e përditshme.
60 Informacioni për produktin dhe sigurinë
Rrjedhja. Mos i zbërtheni, pritni, hapni, thërrmoni, përthyeni, shponi ose mos i coptoni
telefonat celularë ose bateritë. Në rast se bateria rrjedh, pengojeni lëngun e baterisë
të bjerë në kontakt me lëkurën ose sytë. Nëse ndodh një kontakt i tillë, shpëlani
menjëherë me ujë zonat e prekura ose kërkoni ndihmë mjekësore.
Dëmtimi. Mos u përpiqni të futni objekte të huaja në bateri, mos e modifikoni,
riprodhoni apo mos e zhytni ose ekspozoni ndaj ujit ose lëngjeve të tjera. Bateritë
mund të shpërthejnë nëse dëmtohen.
Përdorimi i saktë. Përdoreni baterinë vetëm për qëllimin që është krijuar. Përdorimi
i gabuar i baterisë mund të shkaktojë zjarr, shpërthim ose rreziqe të tjera. Nëse pajisja
ose bateria përplaset sidomos në një sipërfaqe të fortë dhe mendoni se është
dëmtuar, dërgojeni në një qendër shërbimi për ta kontrolluar, para se të vazhdoni ta
përdorni. Mos përdorni asnjëherë ngarkues dhe bateri të dëmtuara. Mbajeni baterinë
tuaj në një vend ku nuk mund ta prekin fëmijët e vegjël.