Nokia 7020 - Ambientet e mundshme shpërthyese

background image

Ambientet e mundshme shpërthyese
Mbylleni pajisjen tuaj kur jeni në zona me atmosferë të mundshme shpërthyese dhe

zbatoni të gjitha shenjat dhe udhëzimet. Atmosferat e mundshme shpërthyese

përfshijnë zonat në të cilat ju normalisht mund të këshilloheni ta shuani motorin e

automjetit tuaj. Shkëndijat në zona të tilla mund të shkaktojnë një shpërthim ose

zjarr që çon në plagosje ose dhe në vdekje. Mbylleni pajisjen tuaj në pikat e karburantit

si p.sh. afër pompave të karburantit në stacionet e shërbimit. Vëshgoni kufizimet rreth

përdorimit të radioaparaturave në depot e karburantit, pikat e shpërndar jes uzinat

kimike ose në vende ku janë duke u zhvilluar shpërthime. Zonat me një atmosferë të

mundëshme shpërthyese janë zakonisht (por jo gjithmonë) të piketuara qartë. Ato

përfshijnë zonat nën kuvertën e anijeve, impiantet dhe zonat e ruajtjes ose të

transferimit të kimikateve ku ajri përmban lëndë kimike ose grimca të tilla si

kokërriza, pluhur ose pluhura metalikë. Ju duhet të këshilloheni me prodhuesit e

automjeteve që përdorin gaz natyror të lëngëzuar (të tillë si propani ose butani), për

të përcaktuar nëse kjo pajisje mund të përdoret pa rrezik pranë tyre.

Informacioni për produktin dhe sigurinë 67