Automjetet
Sinjalet RF mund të ndikojnë në sistemet elektronike të pablinduara ose të
painstaluara mirë të automjeteve. Sisteme të tilla janë: sistemiet elektronike të
injeksionit të karburantit, sistemet elektronike kundër rrëshqitjes (kundër bllokimit)
së rrotave gjatë frenimit, sistemet elektronike të kontrollit të shpejtësisë, sistemet e
66 Informacioni për produktin dhe sigurinë
jastëkëve të ajrit. Për informacion të mëtejshëm, pyesni prodhuesin ose
përfaqësuesin e tij, për automjetin tuaj ose ndonjë aparaturë që është shtuar.
Vetëm një personel i kualifikuar duhet t’i bëjë shërbim ose ta instalojë pajisjen në një
automjet. Shërbimi ose instalimi i gabuar, mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të
bëjë të pavlefshme çdo garanci të dhënë për pajisjen. Kontrolloni rregullisht nëse të
gjitha aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në automjetin tuaj, janë të
vendosura dhe punojnë si duhet. Mos ruani ose transportoni lëngje djegëse, gaze ose
materiale eksplozive në të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet e saj
ndihmëse. Për automjetet e pajisura me jastëkë me ajër, duhet të kini parasysh se
këto të fundit hapen me forcë të madhe. Mos vendosni objekte, duke përfshirë këtu
dhe aparaturat e instaluara ose portative celulare, në zonën mbi jastëkun e ajrit apo
në atë ku ai hapet. Në qoftë se pajisjet celulare të automjetit nuk janë instaluar si
duhet dhe në qoftë se jastëku i ajrit hapet, mund të ndodhin plagosje të rënda.
Ndalohet përdorimi i pajisjes suaj gjatë fluturimit me aeroplan. Mbylleni pajisjen para
se të hipni në aeroplan. Përdorimi në aeroplan i telepajisjeve celulare, mund të jetë
i rrezikshëm për funksionimin e aeroplanit, ndërpret rrjetin e telefonit celular si dhe
mund të jetë i paligjshëm.