Nokia 7020 - Informacioni për vërtetimin (SAR)

background image

Informacioni për vërtetimin (SAR)
Kjo pajisje celulare i përmbush orientimet për ekspozimin ndaj valëve të

radios.

Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe radiomarrëse. Ajo është

projektuar që të mos e kalojë kufirin e ekspozimit ndaj radiovalëve që është

rekomanduar nga orientimet ndërkombëtare. Këto orientime janë zhvilluar nga

organizata e pavarur shkencore ICNIRP dhe përfshijnë kufijtë e sigurisë të projektuara

për të siguruar mbrojtjen e të gjithë personave, pavarësisht nga mosha dhe gjendja

shëndetësore.

Orientimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një njësi matëse të njohur si

Koeficienti Specifik i Absorbimit, ose SAR. Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e

ICNIRP-së është 2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht dhjetë gram ind. Testet për

SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione standarde të përdorimit, me pajisjen që

transmeton në nivelin më të lartë (të vërtetuar) të fuqisë së saj, në të gjitha zonat e

testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një pajisjeje në funksionim mund të

jetë më poshtë se vlera maksimale, sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar

vetëm fuqinë e kërkuar për të kapur rrjetin. Kjo sasi ndryshon në varësi të një numri

faktorësh si p.sh. nga distanca midis jush dhe stacionit bazë të rrjetit.

Vlera më e lartë e SAR-it, sipas udhëzimeve të ICNIRP-së për përdorimin e pajisjes në

Përdorimi i pajisjeve ndihmëse të pajisjes, mund të ketë si rezultat ndryshimin e

vlerave të SAR-it. Vlerat e SAR-it mund të ndryshojnë në varësi të kërkesave kombëtare

të raportimit dhe testimit, si dhe bandës së rrjetit. Informacion shtesë për SAR-in

mund të jepet në informacionin e produktit në adresën www.nokia.com.

Informacioni për produktin dhe sigurinë 69

vesh është

W/kg.

0,59