Kujdesi dhe mirëmbajtja
Pajisja juaj është një produkt i projektuar me mjeshtëri të lartë dhe duhet të trajtohet
me kujdes. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të mbroni të drejtën e garancisë.
•
Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të gjitha llojet e lëngjeve ose
avujve mund të mbajnë minerale që gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se
pajisja juaj laget, hiqeni baterinë dhe mos e vini në vendin e vet derisa pajisja
të thahet plotësisht.
•
Mos e ruani ose përdorni pajisjen në vende të ndotura dhe me pluhur. Pjesët e
saj të lëvizshme dhe komponentët elektronikë mund të dëmtohen.
•
Mos e mbani pajisjen në vende të nxehta. Temperaturat e larta mund të
shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjeve elektronike, të dëmtojnë bateritë si dhe të
shtrembërojnë ose të shkrijnë disa pjesë plastike.
•
Mos e mbani pajisjen në vende të ftohta. Kur pajisja kthehet në temperaturën
e saj normale, brenda saj mund të krijohet lagështi e cila dëmton panelin e
qarqeve elektronike.
•
Mos u përpiqni ta hapni pajisjen ndryshe nga ç’udhëzohet në këtë udhëzues.
•
Mos e shkundni, hidhni, ose goditni pajisjen. Përdorimi me forcë mund të thyejë
panelet e qarqeve të brendshme dhe mekanizmat e imët.
•
Mos përdorni për të pastruar pajisjen, lëndë kimike të përqendruara, tretësira
pastruese ose detergjentë të fortë.
•
Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të bllokojë pjesët e lëvizshme dhe të
pengojë funksionimin e duhur.
Informacioni për produktin dhe sigurinë 63
•
Përdorni vetëm antenën që keni blerë ose ndonjë tjetër që është e miratuar si
pjesë këmbimi. Antenat e paautorizuara, modifikimet ose bashkëngjitjet, mund
ta dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për rregullimin e
radioaparateve.
•
Ngarkuesit përdorini në ambiente të mbyllura.
•
Gjithmonë bëni kopje rezervë të të dhënave që doni të ruani, si p.sh. kontaktet
dhe shënimet e kalendarit.
•
Për ta ricilësuar pajisjen herë pas here për një funksionim optimal, fikni pajisjen
dhe hiqni baterinë.
Këto sugjerime vlejnë njëlloj për pajisjen, baterinë, ngarkuesin ose për çdo pajisje
ndihmëse. Në qoftë se ndonjë pajisje nuk punon si duhet, dërgojeni atë për shërbim
te pika më e afërt e autorizuar.