
Riciklimi
Gjithmonë kthejini produktet tuaja elektronike të përdorura, bateritë dhe materialet
e paketimit në një pikë grumbullimi të posaçme. Në këtë mënyrë ju ndihmoni në
parandalimin e hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave dhe nxitni riciklimin e
materialeve. Informacion më i hollësishëm disponohet nga shitësi i produktit,
autoritetet vendore për mbeturinat, organizatat kombëtare për përgjegjësinë e
prodhuesve ose përfaqësuesin tuaj vendor të Nokia-s. Shikoni mënyrën e riciklimit të
produkteve tuaja Nokia në www.nokia.com/werecycle ose nëse jeni duke shfletuar
në një pajisje celulare, www.nokia.mobi/werecycle.
Simboli i koshit me rrota, i shënuar me kryq në produktin tuaj, në bateri, në udhëzues
ose në paketim, ju kujton se të gjitha produktet elektrike dhe elektronike, bateritë
dhe akumulatorët, duhet të dërgohen në një pikë të veçantë grumbullimi kur dalin
jashtë përdorimit. Kjo kërkesë vlen për Bashkimin Evropian. Mos i hidhni këto
produkte ashtu si mbeturinat e përbashkëta të paseleksionuara. Për më tepër
64 Informacioni për produktin dhe sigurinë

informacion rreth mjedisit, shikoni Eco-Deklaratat e produktit në www.nokia.com/
environment.