
Pajisjet ndihmëse
Paralajmërim:
Përdorni vetëm bateri, ngarkues dhe pajisje ndihmëse të miratuara nga Nokia për
përdorim me këtë model të veçantë. Përdorimi i çdo lloji tjetër mund të bëjë të
pavlefshëm çdo miratim ose garanci dhe mund të jetë i rrezikshëm. Në veçanti,
përdorimi i baterive ose i ngarkuesve të pamiratuar mund të paraqesë rrezik zjarri,
shpërthimi, rrjedhjeje ose rreziqe të tjera.
Për disponimin e pajisjeve ndihmëse të miratuara, luteni të pyesni shitësin tuaj. Kur
shkëputni kordonin elektrik të pajisjeve ndihmëse, kapni dhe tërhiqni spinën, jo
kordonin.