
Kurseni energji
Pasi ta keni ngarkuar plotësisht baterinë dhe të keni
shkëputur ngarkuesin nga pajisja, hiqni ngarkuesin nga
priza në mur.
Nuk do të keni nevojë ta ngarkoni baterinë tuaj dhe aq
shpesh nëse veproni si më poshtë:
•
Mbyllni dhe çaktivizoni aplikimet, shërbimet dhe
lidhjet kur nuk janë në përdorim.
•
Zvogëloni ndriçimin e ekranit.
•
Cilësojeni pajisjen që të hyjë në gjendjen e ruajtjes së
energjisë pas periudhës minimale të mosaktivitetit,
nëse disponohet në pajisjen tuaj.
•
Çaktivizoni tingujt e panevojshëm, siç tingujt e
tastierës dhe zilet.