Mesazhet me tekst
Pajisja juaj mbështet mesazhet me tekst që e kalojnë
kufirin për një mesazh të vetëm. Mesazhet që e kalojnë
kufirin dërgohen si dy ose më shumë mesazhe. Tarifa e
ofruesit tuaj të shërbimit mund të jetë në përputhje me
numrin e mesazheve. Shkronjat me thekse, shenjat e tjera
ose disa opsione të gjuhës, zënë më shumë hapësirë dhe
e kufizojnë numrin e shkronjave që mund të dërgohen në
një mesazh të vetëm.
Shfaqet numri total i karaktereve të mbetura dhe numri i
mesazheve që nevojiten për dërgim.
Për të dërguar mesazhet, duhet të ruhet në pajisjen tuaj
numri i saktë i qendrës së mesazheve. Normalisht ky numër
cilësohet në mënyrë standarde nëpërmjet kartës suaj SIM.
Për ta cilësuar me dorë numrin, veproni si më poshtë:
Mesazhimi 23
1 Zgjidhni
Meny
>
Mesazheri
>
Më shumë
>
Cilës. e
mszh.
>
Mesazhet tekst
>
Qendr. e mszhe.
.
2 Futni emrin dhe numrin e dhënë nga ofruesi juaj i
shërbimit.