
Mesazhet multimedia
Një mesazh multimedia mund të përmbajë tekst, fotografi
dhe audioklipe ose videoklipe.
Vetëm pajisjet që kanë funksione që përputhen midis tyre,
mund të marrin dhe të shfaqin mesazhe multimedia.
Shfaqja e një mesazhi mund të ndryshojë në varësi të
pajisjes marrëse.
Rrjeti celular mund ta kufizojë madhësinë e mesazheve
MMS. Nëse fotografia e futur e kalon këtë kufi, pajisja mund
ta zvogëlojë që të mund të dërgohet me MMS.
I rëndësishëm: Kujdes kur të hapni mesazhet. Mesazhet
mund të përmbajnë programe keqdashëse ose mund të
dëmtojnë pajisjen ose kompjuterin tuaj.
Për disponueshmërinë dhe abonimin në shërbimin e
mesazheve multimedia (MMS), kontaktoni me ofruesin e
shërbimit tuaj.